Rojet bregdetare italiane, video mbi momentin e shpëtimit të emigrantëve

24/07/2016 00:00

Një video e re, e publikuar nga Rojet Bregdetare italiane, tregon momentet e shpëtimit të 3 gomoneve me 375 emigrantë ditën e premte, pranë brigjeve të Siçilisë.

Plot 18 operacione shpëtimi u realizuan në total dy ditë më parë, me klandestinë të shpëtuar nga 16 gomone e dy anije. Më 21 korrik, ndërkohë, u nxorën në toke mbi 1.120 emigrantë të mbetur në ujërat e Mesdheut.

Edhe pse bilanci i jetëve të humbura është shumë më i vogël në krahasim me ato të shpëtuara, fatkeqësisht jo të gjithë kanë arritur ta çojnë deri në fund udhëtimin e rrezikshëm.

Të mërkurën, trupat e pajetë të 21 femrave dhe një burri u gjetën në një pellg uji dhe karburanti në një gomone në afërsi të Libisë. Disa prej të mbijetuarve kishin shenja kafshimesh në trup, dëshmia e rrëfimeve të tyre mbi luftën e dëshpëruar për mbijetesë, që kishte ndodhur në gomonen e tejmbushur me njerëz.

Top Channel