Olimpiada, Neymar kërkon medaljen e artë olimpike me Brazilin

24/07/2016 00:00

Një medalje e artë olimpike mungon në arsenalin e trofeve të sulmuesit brazilian Neymar, trofe të cilin futbollisti i Barcelonës shpreson ta shtojë në fundin e kësaj vere.

Lojtari i “Selecao”-s, një imazh për të gjjithë delegacionin olmpik të vendit të Sambës, ka nënvizuar se kombëtarja e ka harruar zhgënjimin në Kupën e Amerikës dhe tani shpreson në diçka speciale.

“Të luash në Brazil është krejt ndryshe dhe ne kemi një mundësi të papërsëritshme për të shkruar historinë dhe për të marrë një medalje të artë në futboll, si asnjëherë më parë për vendin. Unë kam një medalje argjendi nga lojëra të tilla, por besoj se këtë herë do të marrim edhe më shumë”, tha Neymar.

Në olimpiadën e parë që zhvillohet në Amerikën e Jugut, presioni është dukshëm në vendin organizator sa i përket kategorisë së futbollit. Dështimet e së kaluarës së afërt, si humbja shkatërruese 7-1 me Gjermaninë në Botëror dhe dalja e turpshme nga grupet e Kupës së Amerikës, imponojnë Brazilin që të paktën të dhurojë spektakël, e pse jo edhe medalje.

Top Channel