Lojërat Olimpike, Rio mahnit me përgatitjet

24/07/2016 00:00

Pak ditë nga fillimi zyrtar i Lojërave Olimpike të kësaj vere në Brazil, Rio de Janeiro ka ofruar pamje spektakolare të ambienteve dhe infrastrukturës për evenimentin që do të mbledhë sportistët elitarë të të të gjithë globit.

Pas muajsh të tërë shtyrjesh të punimeve, grevave, e një mijë e një problemeve, Fshati Olimpik duket se është tashmë gati për të pritur qindra atletë. Projekti i implementuar në Rio de Janeiro ka fshatin olimpik më të madh në histori, me 31 ndërtesa dhe më shumë se 3.600 apartamente, si dhe me një spital të madh.

Kjo përfshin edhe ambiente të ndryshme për sportistët me nevoja të veçanta, që do të jenë pjesë e Lojërave Paralimpike.

Virusi “Zika” mbetet një kërcënim real për shëndetin e atletëve dhe mijëra turistëve, ndërsa këtë javë u arrestua dhe një grup që planifikonte sulme terroriste. Por sidoqoftë, optimizmi mbretëron në vendin e Amerikës Latine, që pret me statujën legjendare të Krishtit në Rio të paktën 500 mijë vizitorë.

Top Channel