Sarandë, zjarr në banesën magazinuese. Vetëm dëme materiale

24/07/2016 00:00

Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Metoq të Sarandës, ku për fat të mirë nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas asaj që bën të ditur policia, zjarri ka rënë rreth orës 8 e 50 minuta në banesën në pronësi të shtetasit Dh. S., i ndodhur në Greqi, e cila përdorej për magazinimin e bazës ushqimore për blegtorinë.

Shërbimet e policisë janë afruar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve, por edhe po hetojnë për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.

Top Channel