Kukës, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes për gjakmarrje

24/07/2016 00:00

Një 29-vjeçar është vrarë për motive gjakmarrjeje në fshatin Orgjost të Kukësit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, teksa Ismail Alidini, 24 vjeç, qëlloi disa herë me thikë shtetasin Miraim Isa, i cili u trasportua menjëherë në Spitalin Rrajonal të Kukësit, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Uniformat blu të qytetit verilindor kanë bërë të mundur arrestimin e autorit, i cili është shoqëruar në komisariat, ku është marrë në pyetje për të mësuar motivet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Viktima dhe autori mësohet se janë banorë të fshatit Orgjost dhe kanë qenë në hasmëri me njëri-tjetrin, pasi i ati i Miriam Isës, disa vite më parë ka vrarë të atin e Ismail Alidinit. Ky i fundit tashmë akuzohet për “vrasje me paramendim”.

Top Channel