Roshi, gol që në ndeshjen e parë me ekipin rus, i shënon Bolonjës

23/07/2016 00:00

Ishte sulmuesi Bekim Balaj ai që u transferuar më herët nga Rijeka te Tereku në Rusi, e më pas të njëjtën rrugë ndoqi edhe një tjetër lojtar i kombëtares kuqezi, Odise Roshi.

Vetëm një ditë i ka mjaftuar Roshit për të gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën ruse. Ai nënshkroi kontratën ditën e premte, ndërsa të shtunën luajti në miqësoren që Tereku zhvilloi ndaj Bolonjës.

Futbollisti i kombëtares sonë u fut në fushën e lojës në pjesën e dytë, ndërsa i mjaftuan vetëm pak minuta për të zhbllokuar rezultatin që ishte mbërthyer në shifrat 0-0. Goli i Roshit ishte i vetmi në këtë sfidë, duke i dhënë fitoren ekipit të tij ndaj Bolonjës së Serie A.

Balaj e Roshi pritet të jenë dy nga lojtarët kryesorë këtë sezon në kampionatin rus për Terek Groznin.

Top Channel