Tiranë, zjarr në katin e dytë të një pallati

23/07/2016 00:00

Kati i dytë i një pallati në kryeqytet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mbrëmjes së të shunës.

Mësohet se banesa e përfshirë nga flakët ndodhet tek rruga “Kongresi i Manastirit”, përballë spitalit të fëmijëve.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të vënë flakët nën kontroll.

Shkaqet e rënies së zjarri në banesë janë ende të paqarta.

Top Channel