Aksidentohet autobusi me adoleshentë në Francë, 15 të plagosur

23/07/2016 00:00

15 persona janë lënduar, dy nga të cilët rëndë pas përplasjes së një autobusi me të rinj britanikë që udhëtonin në lindje të Francës, ndërsa po i drejtohej Italisë.

Autobusi me nxënës të një shkolle të Cheltenham-it, ra në një rrëpirë të zonës  Lons-le-Saunier, pranë kufirit me Zvicrën.

Shumica e 50 personave që ai transportonte ishin të moshave 14 deri në 17 vjeç. Dy të plagosurit që janë në gjendje kritike për jetën u dërguan në spitale të specializuara, ndërsa të tjerët janë trajtuar në klinikat mjekësore pranë vendit të ngjarjes.

44 adoleshentët në bord shoqëroheshin nga dy të rritur. Sipas policisë franceze, nuk ka pasur automjete të tjera të përfshira në aksident, ndërsa rruga A39 ku ndodhi përplasja është mbyllur për trafikun. 

Top Channel