Shfrytëzimi i minierave, shtyhet edhe me 10 vjet koncesioni mbi kromin

23/07/2016 00:00

Komisioni i Ekonomisë miratoi edhe me votat e opozitës ligjin për zgjatjen edhe me 10 vite të afatit të koncesionit për shfrytëzimin e vendburimit më të madh të kromit në Bulqizë.

Koncesionari do të ketë të drejtën e shfrytëzimin të burimeve të kromit deri në 31 dhjetor 2040. Zgjatja e periudhës së marrëveshjes së koncesionit në Bulqizë është bërë duke marrë në konsideratë planin e investimeve të koncesionarit dhe garancitë që kërkohen nga kjo kompani për investimet e kryera.

Po ashtu parashikohet një shtim investimesh prej 25 milionë euro.

Top Channel