Dërgohet për gjykim dosja ndaj kancelares së Apelit në Durrës

23/07/2016 00:00

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të kancelares së Gjykatës së Apelit, Durrës, Suzana Mandija, e akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv”.

Mandija dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi, me qëllim që të afronte datën e procesit gjyqësor civil që kishte qytetari në Gjykatën e Apelit në këtë gjykatë. Bashkë me kancelaren, Prokuroria për Krime të Rënda, dërgon për gjykim edhe shtetasin Gëzim Shala, i akuzuar për “ushtrim ndikimi të paligjshëm”. Ky shtetas ka ndërhyrë tek e pandehura Mandija për të “ndihmuar” qytetarin që kërkonte shqyrtimin e çështjes së tij në një kohë sa më të shpejtë.

Hetimet ndaj kancelares së Apelit në Durrës nisën pas referimeve të marra nga Policia e Shtetit.

Top Channel