Juventus arrin marrëveshjen me Higuain, lojtari kryen vizitat mjekësore

23/07/2016 00:00

Gonzalo Higuain do të veshë fanelën e Juventusit sezonin e ardhshëm. Sipas mediave sportive italiane, torinezët do të paguajnë klauzolën e sulmuesit argjentinas për t’i dhënë Allegrit më shumë cilësi në sulm.

Mes lojtarit dhe “Zonjës të Vjetër” ka një marrëveshje dhe sipas mediave, transferta ka avancuar deri në fazën sa Higuain ka kryer vizitat mjekësore në mënyrë krejtësisht sekrete me stafin e mjekëve të Juventusit.

Gjithnjë sipas këtyre zërave, “Pipita” do të ketë një kontratë 4-vjeçare dhe do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon, që së bashku me të drejtat e imazhit që do t’i lihen lojtarit, kjo pagë shkon në 10 mln euro në vit.

Gazetari sportiv italian, Gianluca Di Marzio shkruan në blogun e vet se gjithçka është në përfundim dhe në orët në vazhdim, maksimumi deri nesër, drejtuesit e Juventusit do t’i komunikojnë Napolit vullnetin e tyre për të paguar 94 milionë eurot.

Top Channel