Leo mbledh fonde…dhe një shoqëri të mirë

23/07/2016 00:00

Është një ndër meshkujt më të kërkuar në Hollivud dhe domosdo jeta personale e tij tërheq gjithmonë vëmendjen.

Leonardo Di Caprio u pa në shoqërinë e një bruneje misterioze në St. Tropez, ku ishte i ftuar në një mbrëmje bamirësie.

Aktori 41-vjeçar gjeti partneren e kërcimit, një brune simpatike, ndoshta për të festuar edhe grumbullimin e 45 milionë dollarëve për fondacionin që drejton.

Mungesa e madhe në këtë mbrëmje ishte Nina Agdal, modelja me të cilën përflitet se aktori është në një lidhje prej disa javësh.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel