Nga njëra këngëtare, tek tjetra…

23/07/2016 00:00

Taylor Swift la pas krahëve romancën e shkurtër me Calvin Harris dhe të njëjtën duket se po bën edhe DJ i famshëm skocez.

32-vjeçari është fotografuar në shoqërinë e këngëtares Tinashe, me të cilën ka patur një bashkëpunim muzikor dy vite më parë.

Në takim, 23-vjeçarja kishte zgjedhur të ruante një profil të ulët, e veshur sportive dhe me një kapele të hedhur mbi kokë.

Për momentin gjithçka është në kuadër të thashethemeve të mediave rozë, por nëse konfirmohet, kjo do të ishte romanca e tretë radhazi me një këngëtare e Calvin Harris, pas Rita Orës dhe Taylor Swift.

Çifti u fotografua në Soho House, mbrëmjen e së enjtes në Hollivud.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel