Pa recipeta dhe me një mashkull misterioz në Nju Jork

22/07/2016 00:00

Nju Jorku është magnet për të famshmit dhe pas Kim Kardashian, në rrugët e “Mollës” është fotografuar edhe Rita Ora.

Këngëtarja u pa në shoqërinë e një mashkulli “misterioz” të mbushur me tatuazhe, ndërsa ecte lirshëm drejt njërit prej klubeve më të famshëm të natës në qytetin amerikan.

Rita kishte veshur një fustan të zi, kombinuar me atlete të bardha dhe dukshëm pa recipeta.

Shfaqja e këngëtares në publik me mashkullin misterioz “minon” pretendimet e disa mediave rozë ndërkombëtare se ajo është në një romancë me Leëis Hamilton. Zërat për një lidhje mes të dyve u përforcuan pas fotografimit të pilotit britanik duke dalë nga shtëpia e këngëtares në Londër në një orar të pazakontë; në mëngjes.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel