Miratimi i reformës, Basha bisedë me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë

22/07/2016 00:00

Në kuadër të miratimit të reformës në drejtësi, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Lajçak.

Bëhet e ditur se Lajçak e përgëzoi Bashën për angazhimin në procesin e arritjes së konsensusit, si dhe për lidershipin e treguar si një kontribut madhor për qytetarët dhe vendin.

Ministri i Jashtëm sllovak ka thënë se zbatimi me sukses i reformës është i një rëndësie të madhe për integrimin e vendit në BE.

Top Channel