Investimet ne kopshte, Veliaj: Përmirësimi i kushteve rrit kërkesën

22/07/2016 00:00

Tiranës i është shtuar edhe një kopsht tjetër i rikonstruktuar, i cili pas ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës do të mirëpresë 200 fëmijë çdo ditë falë vënies në shërbim të ambienteve të pashfrytëzuara më parë, për shkak të lagështirës në njësinë numër 10.

“Kemi një fluks të jashtëzakonshëm kërkesash nga prindërit për të sjellë fëmijët e tyre në kopshte publike, sepse janë më të lira dhe me cilësi më të mira si në ushqim, ashtu edhe në kujdestari dhe infrastrukturë”, deklaroi krybashkiaku i Tiranës.

Në qytetin e Tiranës kopshtet dhe çerdhet nuk do të mbyllen gjatë muajit gusht, në mënyrë që prindërit që i kanë bërë pushimet ose nuk kanë patur mundësi t’i marrin ato, të kenë një hapësirë ku të lenë fëmijët edhe gjatë këtij muaji

Veliaj tha se për çdo leje të re ndërtimi do të kushtëzohet ndërtimi i një institucioni social apo arsimor.

“Me planin e ri vendor Bashkia e Tiranës do të aplikojë politikën se çdo leje ndërtimi do të kushtëzohet me ndërtimin e një kopshti, një çerdhe ose një shkolle, sepse është e vetmja mënyrë që teksa Tirana urbanizohet, krijojmë më shumë mundësi për ata që zgjedhin të jetojnë në Tiranë”, tha kreu i bashkisë.

Top Channel