Mirëmbajtja e Rrugës së Kombit, shpallet kompania fituese

22/07/2016 00:00

Rruga e Kombit do të jetë i pari aks në Shqipëri që do të jetë me pagesë për kalimin e automjeteve. Ministria e Transporteve ka përzgjedhur si fitues të koncesionit për mirëmbajtjen dhe rehabilitim e rrugës Milot-Morinë, një bashkimin kompanish kryesuar nga shoqëria turke “Vendeka Bilgi”.

Në vend të dytë doli bashkimi tjetër i kompanive “Catalist and Salillari” që ofruan një shumë të më të vogël. Ndërkohë një kompani e tretë e quajtur lauman Biba nuk pati paraqitur asnjë dokument.

Shpallja e fituesit është bërë në bashkëpunim me IFC, dhe sipas ofertës së shpallur fituese qeveria i garanton një subvencion deri 5,6 milionë euro në vit koncesionarit nëse nuk realizohet trafiku i programuar.

Kërkesa për subvencion rreth 600 mijë euro më madhe nga kompania turke, por autoritetet kanë vlerësuar investimin në total. “Vendeka Bilgi” ka ofruar një investim fillestar prej 50,6 milionë euro dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 320,6 milionë euro.

Brenda 7 ditësh mund të bëhet ankimim në Komisionin e Prokurimit Publik, ndërkohë që sipas afateve në shtator-tetor do të negociohen termat e kontratës, ku do të vendosen çmimet për njësi dhe pas 6 muajsh do të fillojë aplikimi i tarifave.

Koncesioni është 30-vjeçar dhe parashikohet vendosja e një pagese mesatare prej rreth 5 euro për çdo automjet.

Përveç mirëmbajtjes, kompania fituese duhet të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin dhe të plotësojë infrastruktrën e pa ndërtuar nga Kukësi deri në Morinë.

Top Channel