Rama: Kemi arritur të paarritshmen në 25 vjet. E hëna ditë feste

22/07/2016 00:00

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar në “Facebook” mbi miratimin në Kuvend të reformës në drejtësi, ku shkruan se është arritur e paarritshmja në këto 25 vjet. Për këtë fakt, Rama bën edhe një njoftim për administratën, duke thënë se e hëna do të jetë një ditë pushimi për ta.

“Së bashku kemi arritur të paarritshmen në 25 vjet prandaj të hënën administrata pushim dhe le të jetë një fundjavë e gëzuar për të gjithë”, shkruan në “Facebook” kryeministri.

Kjo deklaratë u pasqyra vetëm pak orë më pas dhe në Fletoren Zyrtare, me vendimin numër 536 të Këshillit të Ministrave ku thuhet se me propozim të shefit të qeverisë caktohet dita e hënë, 25 korrik 2016, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

Ideja për shpalljen ditë pushimi të hënën më 25 korrik ka qenë e vetë kryeministrit Rama, të cilën ai thuhet se e ka përmendur edhe pas votimit në seancë plenare me 140 vota të ndryshimit të Kushtetutës për reformën në drejtësi.

Ideja më pas është konkretizuar me vendimin që ka hyrë e që është botuar menjëherë në fletoren zyrtare.

Top Channel