Autogoli më qesharak

22/07/2016 00:00

Ndodh që një rivënie e thjeshtë e lojës të shndërrohet në autogolin më qesharak në futboll.

Kjo është parë në një ndeshje miqësore të skuadrës së militon në divizionin e dytë në kampionatin amerikan, Minnesota United ndaj Bournemouth me protagonist portierin Sammy Ndjock.

Episodi humoristik ndodhi  kur rezultati ishte 1-0 për skuadrën angleze, kur Ndjock në tentativë për rinisjen e lojës e dërgoi topin në rrjetë.

Përpjekjet e tij për të korrigjuar gabimin rezultuan të kota, ndërkohë që video e gafes se tij po bën xhiron e botës.

Top Channel