Gëzuar ditëlindjen, Princ George!

22/07/2016 00:00

Princi George po feston ditëlindjen e tretë sot. Pallati i Kensington ka publikuar disa foto të 3-vjeçarit i cili shihet në ambiente të ndryshme duke lozur ose nën shoqërinë e qenit të familjes.

Në një foto ai shihet duke ecur në oborr me një pulovër dhe pantallona të shkurta, ndërsa një tjetër duke i dhënë akullore Lupos, qenit të familjes mbretërore.

Në të dy fotot e tjera, Princi George shihet në kolovajzë në të cilën janë të stampuar emrat e të dy prindërve të tij, William e Catherine.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel