“Drejtësia”, Manjani:  Është momenti të nisim diskutimin për miratimin e ligjeve

22/07/2016 00:00

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përshëndetur miratimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa thotë se tashmë është momenti të nisin diskutimet për miratimin e ligjeve, në zbatim të këtyre ndryshimeve.

“Tani është momenti të fillojmë diskutimin për miratimin e ligjeve, në zbatim të këtyre ndryshimeve. Paralelisht duhet edhe të ndërtojmë një kalendar veprimesh ekzekutive për zhvillimin e sistemit të ri të projektuar në Kushtetutë”, thotë Manjani.

Ministri i Drejtësisë i bën thirrje trupës gjyqësore dhe Prokurorisë të ushtrojnë me përgjegjësi detyrën gjatë kësaj periudhe. “Në këtë periudhë tranzicioni i kërkoj trupës gjyqësore dhe prokurorisë të jenë të fokusuar në ushtrimin me korrektësi të përgjegjësisë së tyre publike. Deri në transferimin e përgjegjësisë tek institucionet e reja që parashikohen në ndryshimet kushtetuese, puna vazhdon normalisht dhe me përgjegjësi ligjore”, thotë Manjani.

Pas negociatave intensive, reforma në drejtësi u finalizua në orët e para të mëngjesit të sotëm me konsensus të plotë duke kaluar në Parlament me 140 vota pro.

Top Channel