Indi, zhduket avioni ushtarak

22/07/2016 00:00

Një avion ushtarak indian me mbi 20 persona në bord është zhdukur mbi Gjirin e Bengalit, njoftojnë Forcat Ajrore indiane.

Avioni transportues Antonov-32 u ngirt në qiell në orën 08:30 (sipas orës lokale) nga Chenai në Indinë Jugore dhe udhëtonte drejt Port Blair. Avioni duhej të mbërrinte në orën 11:30.

Forcat Ajrore indiane kanë konfirmuar se ka nisur një operacion kërkimi. Duke cituar një zëdhënës, “Reuters” njofton se janë ngritur avionë dhe disa anije tashmë po kërkojnë për avionin e zhdukur.

Top Channel