Majko përshëndet miratimin e reformës: Sot, një ditë e re për Shqipërinë

22/07/2016 00:00

Me anë të një statusi në “Facebook”, Pandeli Majko ka përshëndetur miratimin e reformës në drejtësi, që u arrit në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kuvend me votat e 140 deputetëve.

“I kënaqur me votimin e Reformës së Drejtësisë. I vetëdijshëm se ishte larg të qënit produkt i plotë i politikës sonë ‘sovrane’”, shkruan Majko.

Ai thekson se pa forcën e miqësisë amerikane dhe insistimin europian, mungesa e përgjegjësisë ishte një hap larg triumfit. “Votimi i Reformës ishte edhe një terapi për frikën ndaj saj. Falenderim për të gjithë ata që ndihmuan”.

Në fund, Majko shkruan se sot është një ditë e re për Shqipërinë.

Top Channel