Bulqizë, asgjësohen 943 bimë kanabis sativa

22/07/2016 00:00

Policia e Bulqizës ka konstatuar dhe më pas asgjësuar me anë të djegies 943 bimë kanabis sativa.

Bëhet e ditur se bimët narkotike janë zbuluar në një zonë të pyllëzuar në parcelë të hapur rishtas, në zonën e njohur si “Livadhet e Laçit” në Bulqizë.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel