Montella kërkon Cuadradon

22/07/2016 00:00

Juan Cuadrado është objektivi primar i Montellas për merkaton. Trajneri i Milanit po kërkon përforcime për sezonin e ri dhe insiston për blerjen e kolumbianit.

Kuqezinjtë do të tentojnë ta marrin futbollistin në formë huazimi me të drejtë blerjen përfundimtare.

Chelsea që zotëron kartonin e 28-vjeçarit ka dhënë “ok” për shitjen e futbollistit, pasi ka të tjerë objektive në merkato.

Top Channel