Reforma, Lu: Shqipëria, një vend më i drejtë dhe më demokratik

22/07/2016 00:00

Pak pas seancës, ambasadori amerikan Donald Lu ka përshëndetur, miratimin e Reformës në Drejtësi. Në faqen e ambasadës amerikane është publikuar mesazhi i tij, ku Lu e konsideron miratimin e kësaj reforme, një fitore për popullin shqiptar

“Përkushtimi juaj”, shprehet Lu, “e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete të reforme fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, e cila tani është shumë më e forte”, mbyll mesazhin e tij ambasadori.

Miratimin e përshëndeti edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, delegacioni i OSBE-së si edhe eurodeputeti Knut Fleckenstain, dhe komisionari Johanes Hanh, i cili ka qenë negociatori i këtyre ditëve për të gjetur konsensus mes palëve.

Ata përgëzojnë Kuvendin për këtë që e cilësojnë arritje thelbësore dhe përparësi kyçe në rrugën e integrimit te Shqipërisë.

Po ashtu BE apelon që zbatimi i reformës të nisë menjëherë me qellim qe shqiptareve t’i shërbejë një sistem drejtësie që bazohet fort në standardet evropiane.

Deklarata e plotë e ambasadorit të SHBA, Donald Lu
Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete reforme të fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, i cili tani është shumë më i fortë.

Top Channel