Masakra e Nicës, autori ka pasur mbështjetje logjistike

21/07/2016 00:00

Autori i sulmit tronditës të Nicës kishte bashkëpunëtorë, të cilët e kanë ndihmuar të vinte në jetë planin e thurur prej muajsh të tërë.

Sipas kryeprokurorit francez, Francois Molins, 31-vjeçari tunizian ka pasur mbështetje logjistike në ditën kur përplasi kamionin mbi njerëzit në shëtitoren “Promenade des Anglais”, nga 5 persona të dyshuar të cilët janë në paraburgim e shumë shpejt pritet të dalin përpara gjykatës.

Njëri prej tyre kishte filmuar vendin e ngjarjes një ditë pas sulmit. Që të pestë të ndaluarit, 4 burra dhe një femër, të moshave nga 22 deri në 40 vjeç, përballen me akuzat e terrorizmit. Mes tyre është edhe çifti shqiptar, që i siguroi Mohamed Lahouaiej-Bouhlelit pistoletën e përdorur më 14 korrik.

Në shtëpinë e tij, policia gjeti më vonë edhe një armë kallashnikov, si dhe disa krëhëra me fishekë. Ashtu si Bouhlel, asnjëri prej të arrestuarve nuk ishte emër i njohur për shërbimet e inteligjencës, si persona qqë mund të kishin lidhje me terrorizmin.

Top Channel