Reforma në drejtësi, Meta ripërshëndet arritjen e marrëveshjes

21/07/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta përshëndeti marrëveshjen për reformën në drejtësi, pak çaste pasi ajo u arrit.

Në një mesazh publik, kreu i Parlamentit falënderoi kryeministrin Rama, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe ambasadorin amerikan Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin.

Meta shkruan se, “marrëveshja është një shenjë pjekurie dhe bashkimi”. Ai e mbyll mesazhin e tij duke kërkuar “të formalizohet procesi me votën unanime në Kuvend”.

Top Channel