Elvana Gjata rikthehet në origjinë!

21/07/2016 00:00

Bukuroshja Elvana Gjata pak javë më parë lançoi në treg hitin e saj të ri “Njësoj” i cili pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe që u rendit në kalsifikimet e para në listën e “Top Awards”.

Në videoklipin e këngës ajo na shfaqet me kaçurrelat bjonde të cilat kanë një volum marramendës dhe që duhet theksuar se Elvanës i shkojnë shumë.

Pak orë më parë ajo ka postuar disa foto në profilin e saj të Instagramit ku na tregon një pamje të re dhe vajzërore si në kohët e saj të hershme kur doli në tregun muzikor .

Me flokët e drejtë dhe ngjyrë gështenjë Elvana na ka rikujtuar look-un e saj të disa viteve më parë, e fresket dhe rinore një pamje e cila na kishte munguar.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel