Brazil, dyshohen për akte terroriste gjatë Olimpiadës. Arrestohen 10 vetë

21/07/2016 00:00

Policia federale në Brazil arrestoi 10 pjesëtarë të një grupi, që dyshohej se po përgatiste akte terroriste gjatë Lojërave Olimpike të gushtit.

Autoritetet u kujdesën të sqaronin se të ndaluarit nuk janë militantë të Shtetit Islamik, por kanë tentuar të kontaktojnë me grupin e dhunshëm islamik.

Arrestimet e kryera në rajonin jugor Parana vijnë vetëm dy javë përpara çeljes së Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro.

Nga sa pohoi ministri i Drejtësisë, Alexandre Moraes, të gjithë personat e përfunduar në pranga janë brazilianë. Pas këtij episodi u kërkua menjëherë një mbledhje urgjente e qeverisë.

Top Channel