Vendimi i CAS, Isinbayeva: Funerali i atletikës

21/07/2016 00:00

Vendimi i CAS për të lënë në fuqi ndëshkimin me përjashtim nga Rio 2016 të atletëve rusë ka sjellë reagimin e ashpër të Yelena Isinbayeva-s.

34-vjeçarja simbol i këtij sporti në Rusi dhe kampione olimpike në 2004 dhe 2008 nuk e fshehu aspak indinjatën e saj dhe në një intervistë për agjencinë ruse “TASS” deklaroi se ky vendim i CAS ishte funerali i atletikës.

Vetëm pak ditë më parë rekordmenia botërore pas seancës dëgjimorë u shfaq optimiste për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.

Po kaq i ashpër u tregua edhe Ministri i Sporteve, Vitali Mutko i cili e konsideroi Federatën Ndërkombëtare të Atletikës si të korruptuar

“Për fat të keq u vendos një precedent i rëndësishëm përsa i përket përgjegjësisë kolektive -tha Mutko- do të mendojmë për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrim. Është një vendim politik dhe pa asnjë bazë ligjore. IAAF është e gjitha e korruptuar dhe gjithçka nisi prej saj. Personat që janë përmendur në raportin e parë të Komisionit të pavarur  vazhdojnë të jenë në detyrat e tyre”.

Ndërsa presidenti i Federatës Ruse të Futbollit bëri të ditur se institucioni që ai drejton do të bëjë gjithçka për të siguruar praninë e atletëve rusë në Lojërat Olimpike.

Top Channel