Lopetegui është trajneri i ri i Spanjës

21/07/2016 00:00

Spanja do të ketë një timonier të ri për skuadrën e futbollit dhe ai është Julen Lopetegui. Nëpërmjet një komunikate për shtyp federata spanjolle e futbollit ka bërë zyrtare lëvizjen në pankinën e lënë bosh, pas dorëheqjes së Vincente Del Bosque, menjëherë pas dështimit kolektiv të Euro 2016.

Ish-portieri i famshëm spanjoll, që pothuaj gjithë karrierën e tij si sportist ka qenë nën hijen e Zubizartës ishte folur prej kohësh si zëvendësuesi i De Bosques. Lopetegui ka qenë pjesë e skuadrës së Portos në 3 sezonet e fundit, ku arriti të shpaloste më së miri vlerat e tij teknike.

Lopetegui që nga viti 2010 ka qenë pjesë e kanterës së Spanjës, duke drejtuar me shumë sukses formacionet U-19, U-20 dhe U-21, me të cilët është shpallur kampion, por ndër të tjera pjesa më e madhe e futbollistëve të përzgjedhur prej tij janë sot elita në ekipin kombëtar të Spanjës.

Top Channel