Xhafaj: Komisioni s’mund të shqyrtojë letra

21/07/2016 00:00

LSI dhe PD e cilësuan letrën e zotit Hahn, sipas Fatmir Xhafajt, si propozim, të cilin Komisioni nuk mund ta materializonte në draft pa ardhjen e propozimeve të negociatorëve politikë.

Kjo, sipas tij ishte edhe arsyeja e mosmbledhjes se Komisionit të Reformës mbrëmjen e djeshme.

“Unë nuk shqyrtoj në Komision letrën e Komisionerit Hahn, se është turp. Letra e Komisionerit kthehet në një marrëveshje politike, do të thotë që do të duhej të kishte një marrëveshje politike mes krerëve të partive, e mundësuar nga Kryetari i Kuvendit, siç mori nismën para disa ditësh, siç ishte shprehur, por jo nga Komisioni. Komisioni nuk mblidhet për të shqyrtuar letra, për të lexuar letra. Komisioni mblidhet për të shqyrtuar ligje, nene. Ky është Komisioni. Unë nuk po bëja peticion, rezolutë. Po të isha mbledhur për peticion, rezolutë, po, por bëhet fjalë për të diskutuar dhe miratuar nene”, tha Xhafaj.

Top Channel