LSI: 20 votat tona janë për reformën; s’ka mbledhje grupi

21/07/2016 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë të qartë në momentet e fundit se qëndrimi i saj për reformën në drejtësi është i palëkundur.

Për rrjedhojë, kjo parti ka njoftuar se nuk e ka të nevojshme mbajtjen e një mbledhjeje të grupit të saj parlamentar.

Deklarata e LSI vjen pas një takimi që kryetari i saj Ilir Meta mbajti në Kryesinë e Kuvendit me ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Më herët në seancën parlamentare, Meta iu drejtua posaçërisht ambasadorit Lu, duke i thënë:

“Dua t’i them ambasadorit amerikan mos dëgjo lartë e poshtë që Meta bën lojë! Ilir Meta nuk bën lojë! E kam thënë që të 20 votat e LSI-së do të jenë për reformën, por duhet konsensus dhe e vetmja mënyrë për të gjetur konsensus është sipas Venecias”.

Top Channel