Blushi: Ky Parlament i ka të numëruara orët

21/07/2016 00:00

Deputeti socialist, Ben Blushi ka deklaruar se me njoftimin për marrëveshje dhe më pas tërheqjen, ky Parlament është bërë qesharak në sy të qytetarëve dhe ndërkombëtarëve.

Blushi thotë se me këtë, ky Parlament i ka të numëruara orët, ndërsa deklaron votën personale pro miratimit të reformës.

“Rëndësi ka që drafti të hyjë në seancë, unë do ta votoj. Por kjo mundësi s’po na jepet, unë e votoj pa kushte. Kjo që ndodhi, që u arrit një marrëveshje dhe pas 3 orësh thanë se nuk e kemi është qesharake. Pra, klasa politike gjen marrëveshje për të mos u marrë vesh. Kjo ka gjetur përcmim dhe neveri, natyrisht tek ndërkombëtarët. Ky parlament i ka të numëruara orët, për fat të keq. Rëndësi ka që reforma të votohet me 140 vota”, tha ai.

Top Channel