Atletët rusë në Rio 2016, CAS konfirmon dënimin

21/07/2016 00:00

Atletët rusë nuk do të garojnë në Lojërat Olimpike të Rio De Janeiro-s. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv refuzon apelin e bwrw ndaj vendimit të IAAF për përjashtimin e sportistëve të këtij vendi nga Olimpiada e Brazilit për shkak të skandalit të dopingut.

68 atletë rusë apeluan kundër masës ndëshkuese të marrë nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës, por pas zhvillimit të seancës dëgjimore në CAS, kjo fundit vendosi që të lërë në fuqi dënimin ndaj tyre.

Por, problemet e sportit rus nuk mbyllen këtu. Së fundmi Agjencia Botërore Antidoping ngriti akuza të reja duke deklaruar se dopingu në Rusi ishte i favorizuar nga shteti dhe i kërkoi Komitetit Olimpik Ndërkombëtar përjashtimin nga Rio 2016 të sportistëve të të gjitha disiplinave, vendim i cili pritet të merret gjatë kësaj jave.

Federata Ndërkombëtare e Atletikës reagoi menjëherë pas vendimit të CAS duke theksuar se është e kënaqur që ky institucion mbështeti pozicionin e saj. Ndërsa presidenti Sebastian Ko theksoi se kjo nuk është dita për të publikuar komunikata triumfuese. Ai shtoi se nuk e mori këtë detyrë për të ndalur garimin e atletëve dhe se task forca e IAAF do të vazhdojë punën me autoritetet ruse për të pastruar përfundimisht këtë sport  në mënyrë që atletët e këtij vendi të rikthehen sa më shpejt në aktivitete.

Top Channel