Bregu: Reforma duhet votuar. Selami: Do votohet varianti i Nuland

21/07/2016 00:00

Deputetja e PD, Majlinda Bregu ka përsëritur qëndrimin e saj pro votimit të reformës, pavarësisht lëvizjeve të fundit të opozitës.

“Më vjen keq të them, por në këtë vend burrat po bëhen më keq se ato që i kanë quajtur gratë e këqija. Kjo marrëveshje duhet të votohet. PD ka marrë dje një vendim për të votuar reformën në drejtësi. Kaq. Këtu ka mbaruar misioni ynë”, ka thënë Bregu për mediat.

Në të njëjtat linja është shprehur edhe deputeti tjetër i PD, Eduad Selami, i cili ka deklaruar se reforma në drejtësi do të miratohet sipas variantit të amerikanëve, i njohur si propozimi hibrid.

“Askush nuk mund të ndalë reformën në drejtësi. Ajo ka mbështetjen e popullit dhe partnerëve. Reforma do të bëhet sipas draftit të zonjës Nuland”, ka deklaruar Selami.

Top Channel