Prishja e marrëveshjes, Fleckenstein: Nuk më besohet, jam shumë i mërzitur

21/07/2016 00:00

Lajmi për krijimin e mosmarrëveshjeve të reja për reformën në drejtësi e ka gjetur të papërgatitur eurodeputetin Knut Fleckenstein, i cili nuk ka lënë pa shprehur edhe këtë pakënaqësi ndaj politikës shqiptare.

Përmes një statusi në “Twitter” është shprehur se i duket e panesueshme kjo çështje dhe teksa thekson se është tejet i mërzitur shton se tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të bëhet.

“Probleme të reja? Nuk më besohet! Jam shumë i mërzitur! Tani duhet të presim për votat nesër? Atëherë do ta shohim! Më vjen keq!” shkruan ai në Twitter.

Më parë ai dhe eurodeputeti Eduard Kukan u kishin shprehur urime liderëve politikë në Shqipëri për arritjen e konsensusit për Reformën në Drejtësi.

FOTO GALERI
1/1
Statusi i eurodeputetit në Twitter

Top Channel