Prishja e marrëveshjes, Xhafaj: Qëndrimi i PD i turpshëm

20/07/2016 00:00

Fatmir Xhafaj e ka cilësuar një shfaqje të turpshme mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, ku kërkohet të diskutohet edhe një pikë e draftit për Reformën në Drejtësi, pikë e cila mesa duket ka prishur konsensusin e arritur pas ndërhyrjes së Komisionerit për Zgjerimin në BE, Johanes Hahn.

Sipas tij kjo mbledhje mund të zhvillohej normalisht nesër, pasi siç theksoi ai është një draft dhe gjithçka mund të diskutohej nesër.

“Kjo që bëri sot dhe ky teatër që po zhvillon PD dhe më vjen keq për koleget që janë pjese e komisionit është një gjë e turpshme, nuk është korrekte me qëndrimet e veta dhe me qytetaret. Më pyetët a ka mbledhje komisioni. Duhet unë nuk njoh ndonjë mbledhje komisioni që unë s’jam vetë. Pres që prej mëngjesit. Por për çfarë do e bëj një mbledhje komisioni? Për të informuar qytetarët. Kuvendi mund të zhvillohet nesër normalisht, ka një draft nesër.Relatorët e komisionit, unë si kryetar i këtij komisioni, kemi firmosur një raport i seancës plenare për ndryshimet kushtetuese. Po themi ne, SHBA dhe BE, Orok Z dikush që nuk thotë dot po”, tha kreu u Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ndër të tjera.

Top Channel