PD reagon pas deklaratës së Ambasadës Amerikane

20/07/2016 00:00

Pas deklaratës së Ambasadës amerikane se Basha ka shkelur konsensusin e arritur më herët të mërkurën, Partia Demokratike ka reaguar me anë të një deklarate ku thotë se bllokimi i ndodhur në orët e fundit nuk vjen prej saj.

“Partia Demokratike rikonfirmon se negociatoret Bylykbashi, Agaci dhe Manjani të hënën mbrëma kanë rënë dakord që formula e propozimit hibrid  për institucionet e vetingut do të përdoret edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë Prokurorial.

Kjo është një formulë në përputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tillë nga komuniteti ndërkombëtar dhe së fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe ditën e sotme edhe nga Edi Rama”, thotë PD.

Më tej në deklaratë thuhet se, “hapi mbrapa i përfaqësuesve të PS në Komision, kërkesa për t’u kthyer në formulën e votës së vetme të transferueshme të refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi për të zbatuar marrëveshjen është një zhvillim dramatik”.

Top Channel