Meta rikonfirmon mbledhje e seancës plenare ditën e enjte

20/07/2016 00:00

Pavarësisht zhvillimeve të orëve të mbrëmjes, ku ambasada e SHBA-ve denoncoi shkeljen e marrëveshjes për reformën nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetari i Kuvendit, Meta rikonfirmon mbledhje e seancës plenare për shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese nesër më datën 21 korrik në orë 10:00.

Në mesditë u ra dakord nga liderët politikë në vend lidhur me refromën në drejtësi, madje në mbrëmje pati edhe një përshendetje të marrëveshjes nga eurodeputetët Kukan e Fleckenstein, por më pas duke se gjërat nuk kanë shkuar si duhet dhe sërish pati një ngecie mes palëve.

Në reagimin e saj, Ambasada e Shteteve të Bashkuara thotë se Basha ka shelur marrëveshjen e arritur më herët duke nxjerrë kërkesë të re. 

Top Channel