Reforma, grupi i PD zyrtarizon votën pro; Selami kërkon falje: U nxitova

20/07/2016 00:00

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi zyrtarisht të votojë pro draftit kushtetues për reformën në drejtësi. Kryetari Basha është pritur me duartrokitje nga deputetët demokratë, të cilët tashmë e konsiderojnë si plotësisht të përmbushura kërkesat e tyre për zbatimin e rekomandimit 88 të opinionit të Komisionit të Venecias.

Zoti Basha ka thënë se procesi i vështirë për arritjen e këtij kompromisi ishte një shkollë e vërtetë politike për të. Ai ka falenderuar për mbështetjen e veçantë ish-kryeministrin Berisha.

Kryetarin Basha dhe ish-kryeministrin Berisha e falenderoi edhe deputeti Eduard Selami, i cili deklaroi të martën se ishte gati të votonte një draft jokonsensual.

“Më falni nëse jam nxituar, por qëndrimi im ishte për të mirën e Partisë Demokratike”, u shpreh Selami në ndërhyrjen e tij të shkurtër në mbledhjen e grupit parlamentar.

Top Channel