Bashkëpunimi për mjedisin, Koka pret ministrin gjerman

20/07/2016 00:00

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka priti në një takim ministrin e Mjedisit në  Saksoninë e Poshtme të Gjermanisë, zotin Stefan Wenzel. Në takim është diskutuar për bashkëpunimin dypalësh por edhe për projektet e Shqipërisë në fushën e mjedisit.

Ministri Koka tregoi se ndër prioritetet e politikës mjedisore janë sfida e ndryshimeve klimatike, mbrojtja e natyrës dhe biodiversitetit dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve urbane.

Shqipëria ratifikoi Marrëveshjen e Parisit, duke finalizuar kuadrin ligjor nëpërmjet të cilit do të përgatitet të marrë një paketë masash që synon reduktimin me 11.5% të gazrave me efektin serrë deri në vitin 2030.

Top Channel