Një tjetër “yll” te Leicester, ja çfarë bën në stërvitje

20/07/2016 00:00

Një vit më parë shkruan historinë në Premier League duke u shpallur kampion me lojtar që as që llogariteshin nga kundërshtarët, por në fund bënë mrekullinë dhe i surprizuan të gjithë.

Duket se edhe këtë vit Licester, i drejtuar nga italiani Ranieri, po ndjek të njëjtën strategji, duke afruar lojtar me parametra zero, të cilët më pas pritet të shndërrohen në idhujt e kësaj tifozërie.

Luis Hernandez është një prej lojtarëve të afruar të kampionët e Anglisë dhe menjëherë mbrojtësi i transferuar si një lojtar i lirë nga spanjollët e Sportingut të Gionit i ka mahnitur të gjithë.

Hernandez ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm gjatë përgatitjeve me ekipin në Austri. Një gol të cilin do ta kishin zili edhe sulmuesit më të mirë. Lojtari lëshon një goditje fluturimthi mjaft të fortë nga një distancë e madhe dhe për portierin nuk ka asnjë mundësi reagimi. Ndoshta ky mund të jetë mbrojtësi që do të shndërrohet në idhullin e ri të Leicester.

Top Channel