Dua Lipa koncert bamirësie në Prishtinë!

20/07/2016 00:00

Të gjithë e kemi pritur me padurim ardhjen Dua Lipës në trevat Shqiptare dhe më në fund ajo do të jetë e pranishme në një koncert në Prishtinë dhe nëpërmjet blerjes së biletave të gjithë do të kemi mundësinë ta shohim.

Koncerti do të mbahet në Parkun e Gërmisë në Komunën e Prishtinës dhe të gjitha fitimet që do të dalin nga ky koncert do të shkojnë për bamirësi në fondacionin “Sunny Hill”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se është i kënaqur nga organizimi i këtij evenimenti dhe se në të ardhmen Kosova do të mirëpresë këngëtarë të tjerë me famë botërore.

Top Channel