Eksploziv në makinë, vritet gazetari biellorus në Kiev

20/07/2016 00:00

Gazetari biellorus Pavel Sheremet, raportimet e të cilit kishin sfiduar autoritetet nga Minsku në Moskë dhe Kiev, është vrarë nga shpërthimi i një sasie eksplozivi të vendosur në makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë në kryeqytetin ukrainas. Sheremet, 44 vjeç, humbi jetën menjëherë nga shpërthimi, që ndodhi kur po udhëtonte me automjetin e tij në rrugët e Kievit, në orët e para të mëngjesit.

“Kjo është rezultat i një pajisjeje eksplozive. Kjo është vrasje”, deklaroi prokurori i përgjithshëm ukrainas Yuri Lutsenko në profilin e tij në Facebook.

Po në rrjetin sociale, presidenti ukrainas Petro Poroshenko u bëri thirrje autoriteteve të drejtësisë që të ndëshkojnë përgjegjësit e këtij akti kriminal.

Sheremet punonte në Kiev në portalin e lajmeve online “Ukrainska Pravda”, ndërsa prezantonte edhe emisione televizive e radiofonike.

Gazetari 44-vjeçar kishte fituar reputacionin e një gazetari të patrembur në Ukrainë, Rusi dhe vendlindjen e tij, Biellorusi.

Në fund të viteve ’90 atij i ishte dhënë një dënim i pezulluar në Minsk pasi ishte arrestuar teksa raportonte për trafikun e drogës në vend, përmes kufirit me Lituaninë.

Në fund të viteve ’90 atij i ishte dhënë një dënim i pezulluar në Minsk pasi ishte arrestuar teksa raportonte për trafikun e drogës në vend, përmes kufirit me Lituaninë.

Në 2014-n, ai kishte dhënë dorëheqjen nga televizioni rus “Channel One”, në shenjë proteste ndaj mbulimit kontradiktor të konfliktit në Ukrainë, duke deklaruar se gazetarët që nuk ndiqnin “stilin e propagandës së Kremlinit” presekutoheshin nga qeveria ruse.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel