Meta: Konsensusi, arritje historike

20/07/2016 00:00

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka përshëndetur vendimin e Partisë Demorkatike. Sipas kryetarit të PD-së, marrëveshja është arritur në bazë të një formulimi të propozuar nga Komisioneri Hahn për rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut.

Duke e cilësuar konsensusin si një arritje historike, Meta i shpreh mirënjohjen Komisionerit të Bashkimit Europian për Politikat e Fqinjësisë Eeropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

“Përshëndes vendimin e Partisë Demokratike. Konsensusi është një arritje historike. Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen për Komisionerin e BE për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn. Miratimi i Reformës në Drejtësi është një sukses dhe një arritje për të gjithë shqiptarët”, vlerësoi kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Top Channel