Horrori i luftës në Siri, rebelët i presin kokën një fëmije “pro Assadit”

20/07/2016 00:00

Pesë burra të rritur që tallen me një fëmijë, të cilin më pas e ekzekutojnë me prerje koke. Protagonistët e videos së tmerrit, të hedhur së fundi në internet, nuk janë siç ndodh rëndom në raste të tilla militantët e ISIS-it, por një grup kundërshtarësh të regjimit sirian.

Gjestin më burracak të mundshëm, pjesëtarët e lëvizjes “Nour al-Din al-Zinki” e justifikuan me pretendimin se 12-vjeçari ishte një luftëtar palestinez. “Ky është një i burgosur i brigadave al Quds. Nuk kanë më burra, kështu që sjellin fëmijë në luftë”, thotë njëri prej rebelëve. “Këta janë qentë e tu Bashar”, thërret një tjetër.

Reagimet ndaj ngjarjes tronditëse ishin të menjëhershme. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner sqaroi se, Uashingtoni po kërkon më shumë informacion mbi episodin brutal dhe, nëse provohet se një gjë e tillë ka ndodhur vërtet dhe grupi në fjalë është i përfshirë vërtet, do të ketë pezullim të asistencës për të.

Vet paraushtarakët e brigadave “Liëa al-Quds” thanë se i mituri, i identifikuar si Abdullah Issa, nuk kishte lidhje me ta, por ishte thjesht një fëmijë nga një familje e varfër refugjatësh që jetontë në Aleppon e kontrolluar prej rebelëve.

Top Channel