SHBA, Michael Phelps merr shiritin e kapitenit të skuadrës së notit

20/07/2016 00:00

Michael Phelps e ka fituar titullin e parë në Olimpiadën e tij të pestë. Notari nga Baltimora është zgjedhur si kapiten i skuadrës amerikane të notit në kategorinë e meshkujve për në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros.

Ishin pjesëtarët e kësaj skuadre ata që votuan në favor të zgjedhjes si kapiten të Phelps që në karrierën e tij ka fituar 22 medalje olimpike, 18 nga të cilat të arta. Këtë titull, Phelps do ta ndajë edhe me Nathan Adrian dhe Anthony Ervin, edhe këta fitues të medaljeve të arta olimpike.

Ndërsa për skuadrën e femrave, titulli i kapiteneve u shkoi Cammile Adams, Elizabeth Beisel dhe Allison Schmitt.

Zgjedhjet në skuadrat amerikane të notit u bënë në San Antonio ku sportistët po përgatiten për pjesëmarrjen e tyre në Lojërat e Rios që do të nisin në 5 gusht.

Top Channel