Elbasan, masat e marra për ndeshjen Kukësi-Austria e Vjenës

20/07/2016 00:00

Policia e Elbasanit ka njoftuar për masat e marra nga për zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet Kukësit dhe Austrisë së Vjenës, që do të zhvillohet të enjten, në orën 19:30, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Nga kryqëzimi i Rrugës së Tapetave deri tek “Ish-Konservimi” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve.

Po ashtu, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit deri në përfundim të ndeshjes.

Tifozët duhet të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete sende të forta, shishe, fishekzjarre, monedha apo metale dhe çelësa të ndryshëm, në të kundërt, nuk do të lejohen të futen në stadium.

Nuk do të lejohet marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë.

Të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, nga ora 18:30 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të mbyllen.

Top Channel